Elsa vjen ndryshe në episodet e reja të “Frozen”

Regjizori i filmit të preferuar të fëmijëve, dhe jo vetëm, ka nisur të mendojë diçka ndryshe për episodet e reja të “Frozen”.

“Më pëlqen gjithçka që njerëzit mendojnë dhe thonë për filmin tonë”.

Siç raportohet nga New York Post, Jennifer Lee, regjisor dhe skenarist i “Frozen – The Kingdom of Ice” hapi mundësinë që Princesha Elsa të ketë një të dashur, jo mashkull por femër, në seritë e reja të planifikuara për tu shfaqur në kinema në 27 nëntor 2019.

Hipoteza se princesha mund të ketë një marrëdhënie dashurie me një grua është tashmë konkrete.

Nga ana tjetër, homoseksualiteti nuk është një risi brenda komplotit narrativ të “Frozen”, shpjegoi regjizori.

Tashmë pas lançimit të filmit të parë, i cili mblodhi 1 milion e 276 mijë dollarë në botë, në rrjetet sociale nisi edhe një fushatë ku u hodh pikërisht kjo ide për autorët e filmit.

“Po krijohet një dialog me spektatorët dhe Elsa është një personazh i mrekullueshëm që u flet shumë njerëzve. Në fazën e radhës së filmit do të përfshihen të gjitha propozimet e fansave”-përfundoi Lee.

Share With:
Translate »
906 Views