E kafshuan qentë në fytyrë, vogëlushja përdor selfie-t për tu shëruar
Një vajzë e vogël, e cila kishte mbetur me nofullën e copëtuar dhe shenja të tmerrshme, pasi qentë e kafshuan në fytyrë, tani përdor “selfie”-t për ta ndihmuar që të pranojë fytyrën e saj të re.
Paige Woody është mamaja e Zoey, e cila pa tmerrin me sy teksa pa sesi dy qentë pit bulls kafshuan vajzën në fytyrë.
Pas operacioneve të shumëfishta për të riparuar dëmin e tmerrshëm Zoey, tani gjashtë vjeç, po përdor mënyrën e saj për të trajtuar vetëbesimin e humbur.
“Ajo vazhdimisht bën foto, ajo bën rreth 30 ditë selfie në ditë, ndërsa ndjen plagët dhe përpiqet të buzëqeshë”, thotë mamaja e Zoey.
“Ajo tërheq fytyrën e saj dhe bën gjëra të ndryshme, duke bërë sa më shumë fotografi dhe për të parë nëse plagët duken ndryshe. Disa herë ajo pyet nëse është e shëmtuar dhe sigurisht i them se nuk është e vërtetë, ajo është e bukur”.
Mamaja e Zoeyt vlerëson selfie-t, pasi në rastin e vajzës së saj ato janë pozitive dhe e ndihmojnë që të kuptojë dhe vlerësojë procesin e shërimit.
Në muajin prill, Zoey do t’i nënshtrohet kontrolleve të radhës për të parë ecurinë e kurimit.