E keni menduar ti vendosni fëmijës emër alkooli? Ja sugjerimet që mori aktorja

Aktorja e njohur e serialit ‘Shtëpiake të dëshpëruara’, Eva Longoria është shtatzënë për herë të parë, por nuk ka gjetur akoma një emër për djalin e saj.

E ftuar në emisionin Ellen Degeneres, ajo u përball me disa emra të ofruara nga moderatorja që kanë shkaktuar mjaft të qeshura.

Disa prej sugjerimeve janë Poquito Mas, Don Jolio, Tequila Sunrise. Për të gjitha këto, aktorja tha se janë emra pijesh alkoolike, gjë që bëri publikun të qeshë.

Një ide tjetër ishte Cinco De Mayo, ditë të cilën Eva do bëjë ‘baby shoëer’. Reagimi i moderatores Ellen ishte i menjëhershëm duke thënë se djali i saj është destinuar të ketë këtë emër.

Cinco De Mayo është një festë zyrtare në Amerikë që mbahet cdo vit me 5 maj për të festuar kulturën meksiko-amerikane.

Share With:
Translate »
1588 Views