Pasi u përball me skandalin e tradhtisë, moderatorja gati për të lindur

Khloe Kardashian ka përjetuar kontraktimet e shtatzënisë dhe familja e saj është duke udhëtuar drejt Cleveland për të qenë pranë saj.

Burime për TMZ kanë treguar se kontraktimet sapo kanë filluar, megjithëse nuk dihet nëse është rastësi apo ka ndikuar skandali i të dashurit të saj duke u puthur me një modele. Kjo e fundit deklaroi në një postim në Instagram se është shtatzënë.

Thuhej se data për të lindur Khloe ishte në fund të prillit, por duket sikur fëmija po vjen më shpejt.

Burimet thonë se Kris Jenner udhëtoi të mërkurën në mëngjes për në Cleveland, ndërsa Kim, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes kanë planifikuar të shkojnë të enjten dhe të premten.

Sa për Tristan, ai ka një lojë sonte në Cleveland por nuk dihet nëse do marrë pjesë. Skandali i tradhtisë së tij ndaj Khloe u thellua kur dolën pamjet e tij duke qëndruar dhe duke u puthur me dy femra në klubin e striptisteve Queens.

Share With:
Translate »
1644 Views