E kërkoi klubi urgjentisht, futbollisti dërgon vëllain për ta përfaqësuar në dasmën e tij!

Mund të keni dëgjuar situata të pazakonta, por jo kaq sa kjo. Futbollisti Mohamed Bouya Turai nënshkroi për Malmo pas një kohe të gjatë në Superligën e Kinës. Suedezët e njoftuan transferimin e tij më 22 korrik dhe ai duhet  të ishte në Sierra Leone më 21 korrik për t’u martuar me partneren e tij, Swad Baidoun.

Malmo i kërkoi që të ishte më herët në përgatitjen e ekipit dhe kështu u bë një kaos i vërtetë. Ndaj ai dërgoi vëllain për ta përfaqësuar në ceremoni.

“Ne u martuam më 21 korrik në Sierra Leon, por unë nuk isha atje sepse Malmo më kërkoi të vija më herët në përgatitje. Fotot i bëmë më parë. Kështu që duket sikur isha atje, por jo. Vëllai im shkoi për të më përfaqësuar mua në dasmë”, ka thënë ai.

 

Share With:
Translate »
13 Views