Qetësohen ujërat, Pique dhe Shakira arrijnë marrëveshjen për kujdestarinë e fëmijëve

Ndarja e Gerard Pique dhe Shakira nuk ka kaluar pa u vënë re pasi ata i dhanë fund lidhjes së tyre 12-vjeçare në qershor dhe dyshja kanë dominuar titujt e mediave që atëherë.

Pasojat e ndarjes ishin të mëdha, veçanërisht lidhur me çështjen e kujdestarisë së fëmijëve të tyre Sasha dhe Milan. Megjithatë, ata kanë gjetur një marrëveshje të përkohshme që do të jetë në fuqi për muajin gusht.

Teksa të dyja ekipet ligjore janë duke përgatitur argumentet e tyre, Pique dhe Shakira janë ndarë pasi këngëtarja dëshiron që fëmijët të transferohen në Miami me të, ndërsa futbollisti dëshiron që ata të qëndrojnë në Barcelonë, ku kanë jetuar deri më sot.

Në gusht, fëmijët do të kalojnë dy javë në Barcelonë me Piquen dhe dy javë me nënën e tyre në San Diego, Meksikë dhe Los Anxhelos.

Sasha dhe Milan do të jenë me Pique në Barcelonë. Shakira është rikthyer në shtëpinë e familjes dhe i ka lënë fëmijët me Pique, sipas La Vanguardia.

Sasha dhe Milani do të kalojnë dy javët e ardhshme me futbollistin dhe do të ndjekin ndeshjen Joan Gamper si dhe ndeshjen kundër Rayo Vallecano.

Beteja ligjore do të vazhdojë për të përcaktuar se kush do e fitojë kujdestarinë e përhershme të fëmijëve.

Share With:
Translate »
18 Views