“Kur dy bëhen tre”, konfirmimi i ëmbël i Xhensilës dhe Besit
Që kur Besi dhe Xhensila vendosën të martoheshin, filluan diskutimet për një fëmijë, sidomos pasi bënë ceremoninë. Sa herë që Xhensila shfaqej në publik, sytë na shkonin tek barku i saj. Nuk ka patur diskutim më të madh për një çift të showbizzit shqiptar nëse ata ishin në pritje apo jo. Xheni filloi edhe të bëhej misterioze deri në përdorimin e photoshop-it.
Por sot, më në fund e konfirmoi lajmin e bukur. Ajo është në pritje të ëmbël dhe ne i urojmë shtatzani të mbarë. Në postimin e saj në Instagram ajo shkruan: “Kur dy, bëhen tre”. Çifti është kthyer në Como, atje ku kanë realizuar edhe setin fotografik të dasmës. Shumë urime për çiftin! /Kids’ Time/