E konfirmuar! Blogerja e njohur është shtatzënë

E përjavshmja italiane Chi, në treg nga e mërkura e 6 shtatorit, konfirmon thashethemin e momentit: blogerja e famshme Chiara Ferragni dhe partneri i saj Fedez janë në pritje të një fëmije.  Sipas burimeve të revistës, Chiara është në muajin e tretë të shtatzënisë. Dyshimet lindën disa ditë më parë, kur blogerja u shfqa në tapetin e kuq të Venecias me një fustan nga Alberta Ferretti të fashuar në pjesën e belit, që nxori në pah një bark të rrumbullakët. Një ditë më pas ishte Fedez që dha një tjetër sinjal duke publikuar një foto ku shkruhej “familja para së gjithash”. chiara Kështu, e përjavshmja e drejtuar Alfonso Signorini ka hetuar dhe ka zbuluar të vërtetën. Dasma e çiftit është programuar në verën e 2018 dhe me sa duket do ketë dhe një të ftuar special.

Share With:
Translate »
845 Views