E lindur me dy mitra, 40-vjeçarja: Më thanë se kisha menstruacione të çrregullta, por…

Një grua në SHBA e lindur me dy mitra tregon se përjetonte cikël të dyfishtë menstrual dhe u bë anemike ndërsa mjekët i referoheshin simptomave të saj si “çrregullim i menstruacioneve”.  La-Anna Douglas, 40  vjeçe ka lindur me një veshkë, infeksion në mëlçi, gjak në stomak, verdhëz dhe dehidratim të lartë.

Në moshën 10-vjeçare i erdhi cikli i parë menstrual, që i shkaktonte dhimbje të vazhdueshme që vetëm përkeqësoheshin. Gjatë adoleshencës, ajo vuri re se ngërçet i shkaktoheshin fillimisht në anën e majtë dhe zgjasnin 3-4 ditë përpara se të përsëritej kjo në të djathtën. Shqetësimet e saj u cilësuan nga mjekët thjesht si “perioda të çrregullta”.

Dhimbjet më shkaktonin dobësi, anemi, gjumë për orë të tëra dhe më binte të fikët në punë. Shpesh mjegullohesha dhe s’mundja të përqendrohesha”, thotë Douglas. Në moshën 20-vjeçare, u përball me infertilitetin dhe u diagnostikua me qafë dhe mitër të dyfishtë, endometriozë dhe fibroide (tumore beninje të mitrës).

Në përpjekjet për një shtatzëni, La-Anna kreu disa ndërhyrje kirurgjikale, mori trajtime për infertilitetin si dhe kreu një procedurë in-vitro. Pas tetë vitesh, ajo mbeti shtatzënë me fëmijën e saj të parë në 2012.

Pas kësaj, u përpoqëm sërish për një fëmijë të dytë, por pa sukses. Në fund të 2020, kisha planifikuar heqjen e njërës mitër sepse dhimbjet e 30 viteve dhe dëshpërimi kishin bërë të vetën,  por gjithçka ndryshoi në momentin e fundit. Në teste, mjekët mundën të identifikonin shkakun e dhimbjeve të mia-fibroidet që rriteshin mes mitrave dhe vendosën t’i operonin”.

Në Shtator 2021, La-Anna zbuloi se kishte mbetur shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, sërish një vajzë.

Share With:
Translate »
81 Views