E mbajtën për 7 muaj sekret, këngëtari i njohur zbulon gjininë e fëmijës

Këngëtari i grupit “Maroon 5”, Adam Levine do të bëhet baba për herë të dytë. Kjo dihej pasi ai dhe modelja Behati Prinsloo e kanë dhënë lajmin me kohë. Por pas lajmit të shtatzënisë, ajo që pritet gjithnjë të zbulohet është gjinia. Çifti nuk ka dashur ta zbulojë për publikun gjininë e fëmijës së dytë, megjithatë përballë Ellen DeGeneres mbrëmjen e djeshme, Levine nuk ka duruar. Këngëtari ka zbuluar se do të bëhet sërish baba i një vajze. “Është vajzë, do bëhem me një tjetër vajzë”, tha Levine ndërsa i dha privilegjin Ellen DeGeneres t’i vendosë emrin vajzës së dytë. Behati Prinsloo është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe këngëtari u shpreh se ajo po ja del shumë mirë. 

Share With:
Translate »
488 Views