E pabesueshme, burri rrëmben fëmijën për 10 sekonda në restorant

Një fëmijë i vogël është tentuar që të rrëmbehet në një restorant familjar në Johanesburg, Afrikë e Jugut. Djali largohet vetëm dy metra larg prindërve të tij dhe një burrë ka arritur që për 10 sekonda  ta marrë  dhe tenton të largohet. Pas marrjes së djalit, burri i paidentifikuar përpiqet që ta mbrojë atë në mënyrë që famijla të mos e shihte. Fatmirësisht babai i tij e ka vënë re rrëmbyesin teksa largohej nga dera dhe ka arritur që ta shpëtojë. Video është publikur nga nëna djalit për të dhënë një mesazh të fortë që gjithmonë duhet të jeni shumë vigjilentë me fëmijët. “Sa më shumë njerëz të vetëdijshëm të jenë, aq më mirë,”-ka thënë ajo për News24.

Share With:
Translate »
965 Views