E pazakontë, çifti zbulon gjininë e fëmijës që presin me një tigër (video)

Prindërit e rinj zgjedhin mënyra nga më të pazakontat për të zbuluar gjininë e fëmijëve të tyre. Por ajo që ka bërë një çift së fundmi, ka habitur dhe zemëruar përdoruesit e rrjeteve sociale. Çifti vendosi të zbulonte seksin e foshnjës së tyre në Dubai me një tigër.

Videoja, e cila është parë nga më shumë se 300,000 njerëz në internet, tregon kafshën e egër duke parë një tullumbace në një plazh pranë Burj Al Arab. Tigri kërcen në ajër dhe shpërthen një nga tullumbacet duke zbuluar se bebi është një vajzë.

Videoja ka ngjallur debat në rrjet pasi disa përdorues të mediave sociale thonë se akti është i paligjshëm. “Kjo nuk është diçka për të cilën duhet të jeni krenarë. Këto kafshë nuk janë kafshë shtëpiake.”, shkroi një përdorues.

Autoritetet në Dubai kohët e fundit lëshuan një paralajmërim duke thënë se çdo kafshë e egër në publik është e ndaluar sipas ligjit të Emirateve. Ata që veprojnë kundër ligjit mund të dënohen deri në gjashtë muaj burg.

Share With:
Translate »
37 Views