E PAZAKONTË/ Po luante kukafshehti, i mituri futet në kontejner dhe përfundon në një shtet tjetër
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me një të mitur teksa ishte duke luajtur lojën e famshme “kukafshehti”.
Nga Bangladeshi një 15 vjeçar ka përfunduar në Malajzi pasi plani i tij për tu fshehur nuk shkoi dhe aq mirë.
Të gjithë e dimë që suksesi i kësaj loje është gjetja e një vendi të mirë për tu fshehur dhe ky i mitur arriti të gjente këtë vend, ishte pikërish një kontejner bosh transporti.
Por, diçka shkoi keq. Sapo 15 vjeçari u fut në kontejner ai u paketua dhe u dërgua për në Malajzi së bashku me të miturin brenda.
Siç mund ta imagjinoni, djali, i identifikuar si Fahim, u trondit kur u gjend në portin Malajzian të Port Klang pas gjashtë ditësh dhe stafi gjithashtu u befasua nga e gjithë kjo.
Kontejneri u largua nga Bangladeshi më 11 janar dhe mbërriti në Malajzi më 17 janar, gjatë gjithë kohës që Fahim ishte i bllokuar brenda pa ushqim dhe duke bërtitur për ndihmë.
Fahim u zbulua pasi një anëtar i stafit në port dëgjoi zhurma trokitjeje që vinin nga një prej kontejnerëve, gjë që bëri që shumë agjenci qeveritare, duke përfshirë Forcën e Policisë Detare, Departamentin e Emigracionit të Malajzisë dhe Departamentin e Shëndetit të Distriktit Klang të vinin dhe të kontrollonin dërgesën.