E quajtën “acaruese”: Ja arsyeja e vërtetë pse Meghan Markle e mbante barkun me dorë në “British Fashion Awards”

Dukesha e Sussex ishte qendra e vëmendjes të hënën e kaluar teksa u shfaq papritur në “British Fashion Awards”. Tepër elegante dhe plot sharm Meghan Markle u duk mahnitëse me fustanin e zi që i vinte në dukje barkun e rrumbullakosur.

 =

Por foshnja në barkun e saj dukej e vendosur të mos e linte të merrte të gjithë vëmendjen për vete.

Pamela, një fanse e dukeshës vuri re momentin kur Meghan u duk e befasuar nga një goditje e foshnjës së saj ndërkohë që dëgjonte fjalimin e Clive Waight-Keller të Givenchy.

Dukesha në një moment u pa teksa mbante barkun me të dyja duart dhe direkt  i zhvendosi në qendër duke mbyllur sytë sepse duket se ndjeu një goditje të fortë nga bebja në barkun e saj.

Duke ndarë pamjet në Twitter, Pamela shkroi: “Ajo ndjeu një goditje. Tani mund të qetësoheni për barkun e saj që e mbante me dorë”.

Gjesti i Meghan me duart gjithë kohës mbi barkun e rrumbullakosur u komentua në rrjete sociale si acarues, por tani e kuptuam arsyen e vërtetë.

Share With:
Translate »
612 Views