E quajti derr, Alec Baldwin flet për raportin me vajzën e tij: “Ishim në një zonë të errët”
Seriali i ri, “The Baldwins”, tregon jetën kaotike të aktorit Alec Baldwin, gruas së tij, Hilaria Baldwin dhe shtatë fëmijëve të tyre të vegjël. Por, Alec ka gjithashtu një vajzë të rritur, Ireland, nga martesa e tij e mëparshme me aktoren Kim Basinger.
Në puntatën e dytë të emisionit, ai theksoi se vajza e tij e madhe kalon shumë kohë me vëllezërit dhe motrat, ndërsa foli edhe për marrëdhënien e tyre të dikurshme.
“Marrëdhënia ime me vajzën time të madhe u ndikua negativisht nga divorci im me nënën e saj ” tha ai.
Procedura e divorcit mes dy aktorëve zgjati shtatë vjet.
“Një nga gjërat më të trishtueshme në lidhje me gjithë divorcin ishte se si ajo ndikoi tek Irlanda”.
Në vitin 2007, një mesazh nga posta zanore e aktorit u bë publike, ku Alec dëgjohej tekse e quante vajzën e tij, asokohe 11-vjeçare, një “derr të vogël të pasjellshëm dhe të pavëmendshëm”, duke shkaktuar një reagim të madh.
Në vitet që pasuan, Irlanda ka theksuar se e ka hedhur pas atë moment dhe ka një marrëdhënie të mirë me babanë e saj.
“U desh shumë kohë dhe shumë terapi. Ne të dy ishim në vende vërtet të errëta në jetën tonë. Por unë e dua atë, e respektoj më shumë se kushdo tjetër… ne e duam njëri-tjetrin.”, tha ajo.
Irlanda ka krijuar familjen e saj. Në maj 2023, ajo dhe partneri i saj, André Allen Anjos, mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një vajzë të quajtur Holland. Holland është pothuajse në të njëjtën moshë me fëmijët më të vegjël të Alec dhe Hilarias.
View this post on Instagram