Me fotot e rralla nga fëmijëria, Victoria dhe David Beckham bëjnë urimin e veçantë për Brooklyn

Brooklyn Beckham ka festuar ditëlindjen e tij të 26-të dhe nëna e tij, Victoria Beckham , e ka uruar atë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Dizajnerja e modës ka publikuar në Instagram një sërë fotosh të tyre së bashku që kur ishte fëmijë dhe në njërën prej tyre, David Beckham pozon me ta.  “Gëzuar ditëlindjen! Ne të duam shumë dhe shpresojmë të kalosh një ditë të mrekullueshme”, ka shkruar Victoria në mbishkrimin e postimit të saj.

Një urim të veçantë ka bërë edhe David Beckham , i cili ka postuar një foto humoristike me djalin e tij Brooklyn.

 “Gëzuar ditëlindjen! Të duam shumë, na mungon”, ka shkruar aktori.

    

      

Share With:
Translate »
32 Views