E rëndë/ Gjyshi qëllon me armë zjarri në kokë nipin 7-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në zonën Conca d’Oro në Romë. Një djalë 7-vjeçar është qëlluar në kokë me armë zjarri nga gjyshi i tij dhe ka humbur jetën.

Gjyshi 76-vjeçar mendohet ta ketë qëlluar aksidentalisht nipin. Ai ka treguar se arma është shkrepur, teksa ai po e vendoste në vendin e zakonshëm ku e mbanin rregullisht.

Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes. Në shtëpi ndodhej dhe i ati i vogëlushit, i cili është afruar sapo ka dëgjuar të shtënën.

Burimi: “www.huffingtonpost.it”

Share With:



395 Views