Rritje e frikshme e rasteve por a do të rikthehet karantina? Brataj jep lajmin e rëndësishëm

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka dhënë së fundmi një intervistë për “Report Tv”. Për shkak të rritjes së rasteve me Koronavirus, ai ka deklaruar se po shikohet mundësia për shtrëngim të masave.

Brataj tha se masat do të jenë të pjesshme ose të detyrueshme. Ai u shpreh se nuk flitet për rikthiminin e karantinës, gjithçka duhet bërë është ndërgjegjësimi i qytetarëve për respektimin e masave.

“Është thënë disa herë se korriku e gushti të infektuarit do ishin në rritje. Gushti do jetë kështu. Mendoj se pas gushtit do vlerësohet respektimi i masave. Numri vjen nga lirimi i masave. Tani ka filluar përdorimi i maskës në ambiente të mbyllura dhe shpresoj që në shtator të shikojmë efektet. Masat janë të lidhura me numra. Edhe aty ku ishin shifrat shumë të ulëta po kthehet sërish.

Nuk flitet për karantinë. Shtrëngim të masave mund të ketë. Të pjesshme ose të detyrueshme. Nuk mendohet për mbyllje, izolim, karantinim. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen. Nëse nuk ka më burime spitalore dhe njerëzore, detyrimisht do ketë masa shtrënguese. Është në dorë të qytetareve të respektojnë masa. Nuk mund të ecin të ndarë institucionet me qytetarët.

Duhet të ulin kontaktet. Nuk ka pse të ketë mbyllje nëse ulim numrin e infektimeve. Është e kollajshme nëse respektojmë masat. Nëse bëhet një kontroll i rreptë i masave ulet dhe infeksioni. Po shohim mbyllje lokalesh. Aty ku vatra është e madhe. Mund të ketë mbyllje të një vatre, të një biznesi që ka një numër të madh të infektuarish. Kur flasim për mbyllje nuk flasim për mbyllje të pa kontrolluar. Për dy deri në tre javë. Bizneset duhet të vihen në lëvizje për të respektuar masat. I bëjnë të keqen vetes”, tha Brataj.

Burimi: “Report.tv”

Share With:



308 Views