E rëndë në SHBA/ Prindërit i harrojnë në makinë për 9 orë, gjenden të vdekur 2 foshnjet binjake

Dy foshnje 20-muajshe, të quajtur Byrson dhe Brayden janë gjetur të vdekur brenda makinës në Karolinën e Jugut në SHBA.

Binjakët u gjetën të vdekur brenda një makine në parkingun e Qendrës së Kujdesit Ditor të Karolinës së Jugut, tha mjekja ligjore i Qarkut Richland.

Zbulimi u bë të mërkurën në mbrëmje pas orës 5:30 në Akademinë e Mësimit të Hershëm të Sunshine House në Blythwood.

Shërbimet mjekësore urgjente mbërritën në vendngjarje rreth 10 minuta më vonë dhe shpallën fëmijët e vdekur, tha mjekja ligjore Naida Rutherford në një konferencë shtypi të enjten.

Autoritetet besojnë se Bryson dhe Braden McDaniel, ndodheshin në automjet për më shumë se nëntë orë.

Rutherford tha se ata u gjetën në sediljen e pasme të automjetit.

Share With:
Translate »
166 Views