E rëndë në Tepelenë, mbërrin i vdekur në spital një 10-vjeçar, dyshimet e para

Mbërrin i pajetë një 10-vjeçar në spitalin e Tepelenës. Nga informacionet e para mësohet se i mituri ishte në gjendje gripale prej disa ditësh. Ndërsa mëngjesin e sotëm rreth orës 05:00 ai është dërguar i pajetë në spital nga familjarët. Sakaq, ditën e djeshme 10-vjeçari ishte dërguar për vizitë në spitalin e Tepelenës. Ndërsa mësohet se mjekët i kanë thënë prindërve se gjendja e tij ishte e rënduar dhe se duhet ta dërgonin për në spitalin e Gjirokastrës. Por këta të fundit e kanë çuar në shtëpi, pasi gjendja e tij u rëndua ata e dërguan sërish mëngjesin e sotëm në spitalin e Tepelenës, por ishte shumë vonë për 10-vjeçarin.

Share With:
Translate »
675 Views