E rrallë dhe magjike: S’janë trinjake, vajzat e familjes kanë lindur në të njëjtën datë!

Një grua në SHBA ka shkuar tre here në 6 vitet e fundit në datën 25 gusht në sallën e lindjes.

Shtatzënitë e saj janë një rastësi e madhe, pasi në të tri rastet, ajo ka sjellë në jetë foshnjat, në të njëjtën datë.

 

Kur ka lindur vajza më e madhe, Sophia, më 25 gusht të vitit 2015, anëtari i vetëm i familjes që e kishte ditëlindjen në të njëjtën datë ishte qeni i tyre, Koda Bear.

 

Mirëpo Sofia e ka festuar ditëlindjen e saj të tretë, duke mirëpritur motrën e saj Giuliana, e cila ka lindur po atë ditë.

Ndërkaq, këtë vit, Sophia dhe Giuliana kanë festuar ditëlindjet e tyre duke pritur motrën e tretë, të quajtur Mia.

“Në rastin e tretë kam menduar me vete: Ky është një fat i çuditshëm”, ka thënë Lammert.

 

Share With:
Translate »
42 Views