E rrallë! Vogëlushes i vijnë periodat në moshën 4-vjeçare, tani po përballet me menopauzën

Një vogëlushe 4-vjeçare po përjeton pubertetin e hershëm. Vajza e quajtur Emily Dover nga Australia, po përjeton ardhjen e periodave, aknet, apo edhe zhvillimin e qimeve në moshë kaq të hershme si pasojë e një sindrome të quajtur Addison.

Mamaja e vajzës u shpreh se vogëlushja nuk ka pasur mundësinë të jetojë si një fëmijë si pasojë e kësaj sëmundjeje. Emily është më e zhvilluar se bashkëmoshatarët e saj, pasi asaj ka filluar ti rritet edhe gjoksi. Për këtë arsye ajo shpesh tallet nga shokët dhe kjo po e bën të vuajë edhe më tepër.

Ajo lindi si një fëmijë i shëndetshëm, por rritja e saj e shpeshtë filloi që pas një jave. Kur ishte 5-muajshe, ajo dukej si një fëmijë 1 –vjeçar.  Sindroma është shumë e rrallë dhe prek shumë pak fëmijë, gjë që i shkakton atyre përjetime të vështira për moshën që kanë. Por më e keqja nuk është kjo, vajzës tani i duhet të përballet me menopauzën që në moshë të hershme dhe me të gjitha shqetësimet që sjell ajo tek gratë në mesomoshëshë. Prindërit e vogëlushes janë shumë të shqetësur dhe po bëjnë çmos për ta zgjidhur këtë problem madhor. Mirrorr /Kids’Time/

 

Share With:
Translate »
1175 Views