Kujdes! Kjo sëmundje prek gojën, duart dhe këmbët tek fëmijët

Këtu do të gjeni gjithcka që duhet të dini rreth virusi që ka prekur gojën, duart dhe këmbët e shumë fëmijëve në Amerikë. Informacioni në lidhje me këtë sëmundje vjen nga Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve.

 Çfarë duhet të dini
Kjo sëmundje e njohur si HFMD është një virus që kryesisht përhapet në zonat e lagështa, megjithatë shpërthimet mund të shkaktohen kudo. HFMD zakonisht prek fëmijët nën moshën pesë vjeçare, por rastet e fundit në Florida dhe New Jersey paraqesin përhapjen e infeksionit edhe tek fëmijët e shkollës së mesme, madje dhe tek studentët e kolegjit.

HFMD është një sëmundje virale, që do të thotë se nuk ka antibiotikë të vecantë për tu kuruar. Prindërit duhet të marrin masat për ta parandaluar paraprakisht.

Si mund ta dalloni
HFMD fillimisht paraqitet si një e ftohur e zakonshme. Dhimbje e fytit, ethe të lehta, pika të kuqe të dhimbshme rreth gojës dhe një skuqje e zbehtë në pëllëmbët e duarve dhe tek shputat e këmbëve janë simptomat e HFMD. Skuqja mund të përhapet edhe në bërryla, gjunjë dhe zonën gjenitale.

Si përhapet
HFMD përhapet përmes pështymës, kollitjes, tështimës, kontakteve të ngushta, mukozës dhe feces.

Si duhet të veprojnë prindërit
Me fillimin e vitit të ri shkollor, fëmijët tuaj rrezikojnë edhe më shumë. Ajo që duhet të bëni është të kujdeseni që fëmijët tuaj ti lajnë duart gjatë gjithë kohës. Nëse paraqesin simptomat e gripit, mbajini në shtëpi dhe kujdesuni për regjimin ushqimor të tyre.

Share With:
Translate »
1695 Views