Lot, bebe dhe ribashkime, çfarë do shohim në finalen e familjes Kardashian

Reality show-t “Keeping up with Kardashians”, po i vjen fundi. Kardashianët kanë publikuar promon e parë të sezonit final, nga e cila shihet se kemi shumë të reja, që nga ribashkimet tek një bebe.

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson do bëhen prindër sërish? “Është koha të bëjmë një fëmijë tjetër”-dëgjohet t’i thotë Khloe Tristanit. Çifti ka një vajzë 2-vjeçare.

Rob Kardashian rikthehet në show teksa shihet duke qeshur në një skenë pranë Corey Gamble.

Kurtney dhe Scott ribashkohen? “Ata janë bërë për njëri-tjetrin”-dëgjohet të thotë Kendall në një skenë ku dyshja shihen duke fjetur.

Dhe kaq shumë lot nga Kim Kardashian, e cila shfaqet duke falenderuar stafin.

“A bëmë zgjedhjen e duhur që po largohemi?”-kështu mbyllet promo nga Kris Jenner.

Më shumë na mbetet të zbulojmë në 18 Mars me sezonin final të “Keeping up with Kardashians”.

Share With:
Translate »
316 Views