E tmerrshme/ Arrestohen gjyshërit, mbanin të mbyllur mbesën 5-vjeçare në kafaz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku tre persona janë arrestuar pasi dyshohen se kanë mbajtur të mbyllur një vajzë 5-vjeçare në një kafaz qensh.

Mary De Ronda 59-vjeçe dhe Charles De Ronda, 63-vjeç janë gjyshërit e vogëlushes ndërsa Jeremy Cook është një tjetër i dënuar për ngjarjen pasi ndihmoi gjyshërit. Cook ishte një vizitor i shpeshtë në shtëpinë e tyre.

Të tre ndodhen në burg, pas një hetimi një mujor nga policia e Oklahomës.

“Ky ndoshta është rasti më i keq që kam parë ndonjëherë. Nuk mund t’ia bësh këtë një fëmije. Fëmija po mbahej në një kafaz qensh për një periudhë të gjatë kohore, madje ndonjëherë me vetë qenin”, eshtë shprehur togeri, Mike Weiss.

Share With:
Translate »
522 Views