E tmerrshme! Babai gjen gjarprin helmues poshtë krevatit të të birit

Një gjarpër helmues tepër i shpejtë dhe shumë i rrezikshëm është gjetur në dhomën e një vogëlushi, vetëm pak centimetra larg krevatit të vogël. Fotoja është postuar në faqen e facebook të gjuetarëve të gjarpërinjve në brigjet australiane dhe mijëra persona kanë nisur të shikojnë me vëmendje foton dhe të japin opsionin e tyre se ku mund të ishte fshehur gjarpri. Gjarpri i vogël jeshil ndodhet pas kutisë së pelenave.  Ai rritet një metër dhe nëse të kafshon shkakton enjtje dhe dhimbje të madhe. Babai i vogëlushit gjeti gjarprin dhe fillimisht mendoi se nuk ishte i rrezikshëm por pastaj mësoi për rrezikshmërinë e tij. Në fakt pronarët e shtëpive australiane duhet të jenë të vëmendshëm pasi raste të tilla mund të përfundojnë në tragjedi.

Share With:
Translate »
643 Views