E tmerrshme: Martohen babë e bijë dhe lindin një fëmijë
Një vajzë dhe babai i saj biologjik janë duke u përballur me akuzat e incestit pasi kanë planifikuar të martohen, pas lindjes së fëmijës së tyre.
Steven Pladl, 42 vjeç dhe gruaja e tij e braktisën vajzën e tyre kur ajo ishte foshnjë por u kontakua nga ajo nëpërmjet Facebook-ut kur ishte 18 vjeçe, sipas policisë.
Pas kontaktit, Katie Pladl shkoi për të jetuar me prindërit e saj biologjikë para se të ndaheshin tre muaj më vonë, përcjell albeu.com
Gruaja e Steven Pladl, e cila nuk është bërë publike pretendoi se e kishte gjetur bashkëshortin e saj në dhomën e gjumit të Katie shumë herë ndërsa shprehet se Katie ishte shtatzënë me fëmijën e tij.
Kur ajo e pyeti Steven Pladl në lidhje me shtatzaninë e saj ai rrëfeu se ishte e vërtetë dhe ata ishin duke u martuar.
Pas denoncimit në polici, një urdhër arresti është lëshuar për çiftin.
Steven dhe Katie janë akuzuar për incestin dhe tradhtinë bashkëshortore.
Të dhënat e Gjykatës tregojnë se Steven u lirua pasi pagoi një shumë prej 1 milion dollarësh ndërsa Katie mbetet në burg.