E trishtë/ ‘Nëna në gjendje kome nga Covid-19 nuk e di që djali i saj 18-vjeçar është mbytur’

“Një nënë në gjendje kome nga Koronavirusi nuk është në dijeni që djali i saj 18-vjeçar është mbytur”, raporton “The sun”.

Një 18-vjeçar i quajtur Muhammad Bilal Zeb, i cili kishte pesë javë që ishte martuar, ka gjetur vdekjen duke notuar në Yorkshire Dales, teksa rryma e ka çuar deri në Ujëvarën Linton.

Ekipet e shpëtimit janë përpjekur ta ndihmojnë, mirëpo fatkeqësisht ai është shpallur i vdekur në vendin e ngjarjes. Mediat e huaja shkruajnë se e ëma e tij ka rënë në koma nga koronavirusi që prej tre javësh dhe nuk e di për humbjen e të birit.

Share With:



265 Views