Edhe Chrissy Teigen ka përjetuar depresion postpartum

Familja e Chrissy Teigen dhe John Legend, së bashku me vogëlushen Luna, të japin përshtypjen e një familjeje të lumtur. Megjithatë, modelja është shprehur se pas lindjes së Lunas ka kaluar një periudhë të vështirë, të cilën e kaloi vetëm me mbështetjen e Legend.“Humba interesin në gjithçka. Nuk çohesha dot nga shtrati dhe rrija e veshur me pizhama. Është e vështirë kur e kupton se sa e privilegjuar je dhe sërish ndihesh e nevrikosur dhe e vetmuar. Fillon të ndihesh si një kuçkë”, ka thënë ajo në një intervistë për Us Magazine.

John ka treguar se çelësi i marrëdhënies së tyre ka qenë të kuptuarit se çfarë po ndodhte dhe dhënia e ndihmës.

Chrissy ka rrëfyer se ata janë këshilluar edhe me mjekun i cili e ka bërë të reagojë mbi gjendjen në të cilën ndodhej: “Do të ishte e lumtur nëse nuk do të zgjoheshe nesër në mëngjes?” Në këtë moment modelja ka reaguar.

Çifti madje, është duke menduar që të zgjerojnë familjen e tyre me një djalë.

chrissy teigen john legend airbnb instagram https://www.instagram.com/p/BVIMtjiDpWg/?taken-by=johnlegend

Share With:
Translate »
778 Views