Adoleshentja që e ktheu sëmundjen në sport, shikoni si ‘fluturon’ mbi karrigen me rrota

Për të marrë këtë vendim duhet të kesh shumë guximtare dhe padyshim që adoleshentja, Lily Race është.

13-vjeçarja nga Britania mendohet të jetë femra e parë në Evropë që ka realizuar një rrotullim të plotë në ajër me karrige me rrote. Por jo vetëm kaq. Lily nuk ka ndërmend që të ndalojë këtë. Ajo ka vendosur që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Wheelchair Motorcross 2018 që do të zhvillohet në muajin mars në Kaliforni.

Në video shihet Lily që dështon disa herë por nuk hoqi dorë deri sa realizoi hedhjen e plotë me rrotullim në ajër.

Adoleshentja vuan nga një gjendje progresive të quajtur paraplegjia spastike e trashëguar, e cila shkakton ngurtësi të muskujve dhe dobëson pjesën e poshtme të trupit  duke bërë ecjen të pamundur.

“Është shumë e lodhme dhe ke shumë dhimbje nëse ecën në këmbë, kështu që unë përdor karrige me rrota shumicën e kohës,”-është shprehur ajo. “Pantinazhi më bën të ndjehem mirë dhe të harroj problemet e mia. Dua t’iu tregoj të tjerëve që mund të bësh gjithçka që dëshiron, vetëm duhet që ta vendosësh në mendjen tënde.”

Share With:
Translate »
875 Views