Edhe Engjëllushja poston foto të nipit të saj, Matin
Ditë më parë bëri bujë në medie lajmi se nusja e këngëtares Shyhrete Behluli, lindi fëmijën e parë.
Edhe pse ajo dhe bashkëshorti i saj Kushtrimi janë shumë të përfolur në medie, ata kanë vendosur që fëmijën mos ta ekspozojnë në publik.
Pasi Learta e kreu lindjen në Dortmund të Gjermanisë, atje edhe po qëndrojnë për një kohë dhe familja kanë filluar t’i vizitojnë pas lindjes së djalit, të cilin e pagëzuan me emrin Matin.
Pas Shyhretes, është Engjëllusha ajo e cila ka shkuar për vizitë tek nipi i vogël, duke ndarë një foto nga karroca e Matinit në rrjete sociale.
Si të gjithë familja, edhe Engji e ka shkrepur foton nga lartë në të cilën duket se vogëlushin e kanë nxjerrë për shëtitje. /Lajmi/