Edhe në Kuvendin shqiptar do shohim deputetet-nëna që ushqejnë me gji fëmijët

Në seancën plenare të së hënës në Kuvend pritet që të miratohet “Kodi i sjelljes së Deputetëve”. Nga rregullat e reja na bëri përshtypje ai i marrjes së foshnjave në Kuvend. Ashtu si jashtë shtetit, jo pak herë kemi parë foto të deputeteve apo ministreve me fëmijët në Kuvend. Kshtu rregullat e reja që do të jenë një risi edhe për Parlamentin shqiptar janë si më poshtë: Vasilika Hysi ka propozuar disa rregulla, zbatimi të cilave pritet të sjellë rinovim në “Kodin e Sjelljes së Deputetëve” dhe risi në Parlament.


Kuvendi shqiptar
Këto rregulla janë në kuadër të etikës së deputetëve, a të mungesës së saj në radhët
e tyre:
1. Ndalohet gjuha e urrejtjes në Parlament. Fjalët provokuese do të jenë rreptësisht të ndaluara nga deputetët dhe ata që fyejnë e kërcënojnë njëri tjetrin, duhet të kërkojnë falje.
2. Ndalohet votimi i deputetëve në emër të njëri-tjetrit. Do të ekzistojnë precedentë që formësojnë rregulla strikte se si votohet.
3. Deputetet mund të vijnë në Kuvend me fëmijë të porsalindur pasi do të krijohen hapësira të posaçme që të marrin pjesë nënat bashkë me foshnje.
4. Stafi Kuvendit nuk duhet të përdoret për qëllime partiake, por secili të mbajë përgjegjësi për vendin e tij.
5. Deputeti nuk duhet të përtojë nga imuniteti i tij parlamentar për të shmangur arrestin, nëse ka një akuzë ndaj tij. Kjo shihet si një Emergjencë pas detyrimit që Brukseli dha për anëtarësimin e vendit në BE dhe si një risi për Kodin aktual etik të Deputetëve.
Nëse dikush nuk u përmbahet këtyre, do të merren masa.
Ndryshimet e grupit të Partisë Socialiste janë depozituar ditën e djeshme në
Kuvend. Ky material i hartuar më parë nga OSBE, u riformulua nga PS dhe pritet të
dalë prej disa kohësh.

Share With:
Translate »
809 Views