Kush do t’i rrëfejë Evisës që familja iu shua? Flet psikologia: Ja si duhet vepruar që nëna të mbijetojë!

Nuk ka të përshkruar drama e shkaktuar në familjen Preka, e cila humbi 4 anëtarë të saj në një aksident tragjik, 3 fëmijë të mitur dhe babain e tyre.

Ndërkohë drama thellohet dhe më tej, pasi nëna e fëmijëve nuk është ende në dije që ata dhe burri i saj janë ndarë nga jeta, në atë aksident të tmerrshëm ku dhe ajo vetë mbeti e plagosur.

Ndërkohë që Evis Preka 37 vjeçe ndodhet në spital dhe askush nuk guxon t’i rrëfejë tragjedinë, ShkodraNews i është drejtuar psikologes klinike Denisa Ndrejaj se cila do të ishte forma që kjo nëne të përballej me dhimbjen e kësja humbje të madhe.

Pyetje ShkodraNews: Jeni njohur me tragjedinë e familjes Preka, nëna e fëmijëve të vdekur ende nuk është në dijeni të humbjes së madhe. Ajo kërkon të mësojë si janë fëmijët dhe bashkëshorti i saj, por askush nuk guxon t’i tregojë të vërtetën e kobshme…Si e vlerëson një psikologe këtë situatë?

Denisa Ndrejaj, psikologe klinike
Psikologe Ndrejaj: Ngjarja e familjes Preka eshte tragjedia me e madhe qe mund te preke jeten e nje personi. Per te gjithe ne, familja dhe sidomos femijet jane gjeja me e vyer dhe me e shtrenjte, jane forca per te ecur perpara dhe per tu perballur me situata ne te cilat mund te ndihemi te pafuqishem. E qe na krijojne dhimbje dhe vuajtje. Çdo prind/nene ne brendesi eshte e vetedijshme qe do vije koha ku familja do ndahet, femijet do rriten dhe do krijojne jeten e tyre, prinderit do plaken dhe do vdesin, por ja qe befasia eshte shkaterruese dhe nuk te le kohen te pregatitesh psikologjikisht dhe emocionalisht. Befasi e cila ka kaluar cdo kufi te ligjit te jetes, duke shkaktuar nje dhimbje te jashtezakonshme nga e cila nuk do te mund ta marrin dot veten me kurre. Eshte nje plage qe nuk mbyllet per kete familje.

Pyetje ShkodraNews: Cila është forma për ta ballafaquar këtë nëne me realitetin?

Psikologe Ndrejaj: Dhimbja e ndarjes nga jeta te bashkeshortit dhe sidomos te femijeve nuk ka fjale dhe nuk mund te krahasohet me asgje, eshte nje dhimbje qe i vendos te gjithe ne siklet. Si mund t’i thuhet nje nene qe femijet e saj te mbushur plot jete nuk jane me, qe nuk do mund te degjoje me te qeshurat e tyre, qe nuk do mund t’i preke dhe t’i ndjeje aromen qe te ben t’i harrosh te gjitha hallet dhe qe te ben ta shetisesh te gjithe boten ne kembe???? Prandaj, askush nuk eshte ne gjendje t’i thote te verteten e hidhur sepse nuk dine si ta ndihmojne. Per te gjithe familjaret, miqte e shoket eshte nje ngjrje e tmerrshme ku kerkohet te gjendet nje arsye jete dhe ku te gjithe jane pa fjale sepse nuk ka fjale perpara nje tragjedie te tille, qe ka kaluar cdo ligj natyre.

Kjo ngjarje kerkon nje familjar shume te afert te gruas, me te cilin kjo e fundit ka marredhenie konfidenciale dhe shume besim, pasi rrefimi i kesaj te vertete kerkon ndjenja, kerkon te hyje ne brendesi te ndjenjave-mendimeve dhe dhimbjes se kesaj nene. Gjate gjithe kohes se bisedes duhen permendur emrat e personave qe kane nderruar jete dhe ti permendet shpesh fjala kane Vdekur sepse me siguri, ashtu siç dhe do ndodhe ajo nuk do ta besoje, do shkeputet nga realiteti. Pavaresisht veshtiresise se madhe emocionale qe familjari do kete gjate thenies se te vertetes, ai duhet te gjeje forcen sepse do perballet me ndjenja te forta zemerimi dhe dhenie fund te jetes.

Per te cdo gje ka humbur kuptimin!

Pyetje ShkodraNews: Cili është kujdesi që duhet t’i ofrohet gruas më pas?

Psikologe Ndrejaj: Te gjithe personat qe do i qendrojne afer kesaj nene duhen te pregatiten per nje “dimer” shume te gjate emocionesh ku do i duhen te mbeshtesin dhe tolerojne ndjenjat e zemerimit qe do shperthejne vazhdimisht ndaj Zotit, fatit dhe vete jetes. Ajo do perfshihet nga “Sindroma e Mbijeteses”, nje ndjenje qe nuk mund te kurohet terapeutikisht. Ne menyre te pashmangeshme, do paraqiten, ndjenja dhe mendime depresive; humbja e interesit ndaj vetes dhe cdo gjeje qe e rrethon, veshtiresi ne marredhenie me te tjeret, çrregullime gjumi, tentative per vetevrasje. Gjithashtu, mund te paraqese sjellje obsesive qe do perseriten vazhdimisht apo edhe crregullime somatike. Ne raste te tilla eshte e domosdoshme prezenca dhe ndihma e nje specialisti terapeutik.

Pyetje ShkodraNews: A ke një mesazh për të përcjellë?

Psikologe Ndrejaj: Shpreh ngushellimet e mia te sinqerta familjareve per kete tragjedi dhe i bej thirrje te gjithe personave qe po i qendrojne afer familjes dhe kryesisht gruas qe t’i ofrojne mbeshtetjen emocionale pa u terhequr mbrapa si pasoje e reagimeve te ashpra qe mund t’i vijne. T’i pranojne pa kushte dhe theksoj te jene te vemendshem ndaj cdo sjellje apo mendimi qe mund te kete gruaja.

Share With:
Translate »
1105 Views