“Edhe nëse është më tekanjozi apo grindaveci”, Lira Gjika tregon shprehjet që nuk duhet kurrë t’ia thoni fëmijës për ta qetësuar

Specialistët kanë konstatuar që fjalët apo shprehjet e duhura, nuk janë të parat që vijnë në mend, kur duhet qetësuar një fëmijë tekanjos apo që grindet. Ata kanë grupuar një seri shprehjesh që duhet patur kujdes ti evitojë dhe të mos i përdorim edhe pse janë të parat që vijnë në mënd. Shprehjet e më poshtme janë disa, të cilat duhen shmangur.

-Mjaft I hodhe gjërat përtokë.

-Fëmijët e rritur nuk sillen kështu

-Mos guxo të gjuash

-Po sillesh shumë keq

-Tani do të dënoj

-Shko laj shpejt dhëmbët.

-Ha ose do të shkosh të flesh pa ngrënë.

-Mjaft, fëmijë qarraman

-Pusho, nuk të dëgjoj

-Sa herë duhet ta përsëris

-Po më turpëron në sy të të tjerëve.

-Ik që këtu.

-Do të të çoj në banjë.

-Mjaft bërtite

-Të kisha thënë por nuk dëgjon

-Po humbas durimin

Këto shprehje janë organizuar në fjali urdhërore. Fjalia urdhërore krijon te njeriu gjëndje alarmi dhe jo qetësie si në rastin e fjalisë dëftore. Gjithashtu tregon që I rrituri ka humbur durimin, përton të qetësojë veten dhe të ndihmojë fëmijën të superojë këtë situatë. I rrituri “i bie shkurt”, urdhëron dhe kërcënon.

Share With:
Translate »
42 Views