Makina futet në market, shpëtojnë mrekullisht nëna me fëmijën | Video
Ky është momenti tronditës kur një makinë humbi kontrollin dhe u fut në një supermarket në West Yorkshire në Angli. Nga ky aksident kanë shpëtuar mrekullisht nëna dhe fëmija i saj.
Pamjet filmike të kamerave të sigurisë tregojnë momentin tronditës kur një makinë futet brenda në market dhe shkatërron gjysmën e dyqanit.
Në video shihet makina Peugeot e kuqe teksa futet brenda në market dhe thyen xhamat e raftet. Fatmirësisht nuk pati viktima por vetëm dëme materiale.