Edukatorja tenton të ‘mbysë’ vogëlushin, publikohen pamjet e tmerrshme | Video

Një edukatore është filmuar duke tentuar ta “ngufat” një fëmijët të vogël, si ndëshkim që kishte kënduar derisa fëmijët tjerë po tentonin të flinin.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur fëmija mezi arrin të marrë frymë kur edukatorja ia mbulon fytyrën me batanije, dhe në një moment shihet duke lëvizur këmbët nga sikleti, transmeton Telegrafi.

Në video shfaqet një dhomë plot me fëmijë që ishin shtrirë për të fjetur, kurse veprimi i edukatores ka shokuar opinionin në Kinë, ku edhe ndodhi ngjarja e tmerrshme.

Drejtuesit e çerdhes kanë shkarkuar nga puna edukatoren pasi panë pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë. Ndërkaq, nuk dihet nëse fëmija kishte pësuar lëndime gjatë këtij veprimi të edukatores.

Sipas medieve kineze, vogëlushi i cili është dërguar në çerdhen Xingxinghe në qytetin kinez Jinan, ishte ndëshkuar nga edukatorja pasi kinse ai ka kënduar derisa fëmijët tjerë po tentonin të flinin.

Drejtuesit e çerdhes raportohet se i kanë kërkuar falje prindërve të vogëlushit për veprimin që e kishte bërë edukatorja.

Videon e gjeni në këtë link: http://www.mirror.co.uk/news/world-news/nursery-school-teacher-who-tried-11536066#ICID=OffSiteVideo

 

 

 

Share With:
Translate »
765 Views