Zaimina na tregon barkun me foton e re nga seti i shtatzanisë
Zaimina na lë sërish gojëhapur. Mbrëmë na tregoi një foto në vaskë duke parë yjet ndërsa sonte na prezantoi me një foto të re nga seti i shtatzanisë. Këtë herë këngëtarja u tregua më bujare për ne kureshtarët. Barku i saj i rrumbullakosur vihet re nën fustanin blu. Kilogramët e shtatzanisë duket se i ka marrë vetëm bebi dhe Zaimina është në super formë. /Kids’ Time
