Ekspertët ndalojnë prindërit t’u japin lëngje frutash foshnjave deri në 1 vjeç

Frutat dhe perimet kanë një vend shumë të rëndësishëm në piramidën ushqimore. Të gjithë jemi rritur me idenë se nga këto të fundit vetëm mund të përfitojmë pasi janë të pasura në vlera ushqyese vitamina e minerale.
Nënat e reja fillojnë t’i japin lëngje frutash bebeve pa mbushur një vjeç , por ekspertët po u bëjnë thirrje prindërve të mos u japin lëngje frutash foshnjeve përpara ditëlindjes së parë dhe të kenë kujdes me sasinë e lëngjeve që u japin fëmijeve.

Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP), ka publikuar së fundmi një studim shkencor në revistën online Pediatrics.

Për fëmijët, nuk është problem vetëm përmbajtja e lartë e sheqerit , por dhe e kalorive që mund të rrisë rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve. Konsumi i frutave të shtrydhura nuk i ofron gjithashtu firbrat e frutave.

Konsumi i tepruar i lëngjeve mund të kontribuojë në diarre kronike, fryrje dhe dhimbje të barkut pasi fëmijët e vegjël nuk mund të tretin disa nga karbohidratet që gjenden në lëngjet e frutave.

Sa lëng frutash duhet të pijë një fëmijë?

Për foshnjat (<1 vjeç): Asnjë mililitër lëng frutash, përveç nëse pediatri juaj ju rekomandon lëngun për kapsllëkun.Për të vegjëlit (mosha 1 deri në 3): 120 ml lëngje në ditë, të shërbyer në një filxhan, jo në një shishe.Për fëmijët e vegjël (mosha 4 deri në 6 vjeç): Jo më shumë se 180 ml lëng frutash. Rekomandohet që në këtë moshë fëmija t’i hajë frutat dhe jo t’i pijë si lëngje

Share With:
Translate »
799 Views