Ekspertiza fajëson mjekët për vdekjen e shtatzënës Aida Çakja

Zbardhet ekspertiza e vdekjes së 35-vjeçares Aida Çajka dhe foshnjës së saj, që ndërruan jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Sipas ekspertëve, shkaku i vdekjes së gruas dhe foshnjës është neglizhenca e mjekëve.

“Mjekët e neglizhuan trajtimin e shtatzënës. Çakja u transferua në tre spitale brenda 5 orëve. Gabuan mjekët në tre spitalet që 35-vjeçarja u transferua,” thanë ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Prokuroria e Tiranës ka administruar aktin e ekspertizës. Ngjarja e rëndë bëri bujë vitin e kaluar, teksa familjarët denoncuan në media se fajtorë për vdekjen e dy të afërmve ishin mjekët, të cilët e kishin neglizhuar rastin në fjalë.

Share With:
Translate »
788 Views