Pas humbjes së Ergit, Barbana gjen qetësi në krahët e nënës

Jeta vazhdon… edhe pse mban dhimbje të madhe mbi supe. Si për çdokënd tjetër që ka kaluar një fatkeqësi apo ka përjetuar humbjen e një personi të dashur, edhe për Barbana Dinin, pa dyshim që jeta vazhdon. Jeta e saj nuk ka pse të jetë e veshur me të zeza.

Për ata që besojnë në Zot, thonë se Zoti me njërën dorë të hedh e me tjetrën të pret. Pas humbjes së vëllait, këngëtarit Ergi Dini, Barbana ka dhe një mision më të fortë, t’iu lehtësojë dhimbjen prindërve pasi për ta nuk ka kurrë shërim.

 

E në fakt duket se Barbana po e përmbush më së miri këtë mision edhe pse edhe vetë ajo ka nevojë ta ndajë dhimbjen. Në një foto të postuar me nënën në llogarinë e saj në Instagram ajo shkruan: “Në vendin e vetëm në tokë ku gjej qetësi… në krahët e tu!” /Kids’ Time

 

 

Share With:
Translate »
1006 Views