Ekspozimi ndaj pesticideve gjatë shtatzënisë, e rrezikshme për foshnjën
Glipostati dëmton mikrobiomën e zorrëve të minjve të lindur nga nënat e ekspozuara ndaj kësaj lënde, sipas një studimi të fundit.
Edhe ekspozimet e shkurtra mund të ndryshojnë zhvillimin seksual dhe të dëmtojë strukturën e ADN-së. Ky është përfundimi i fazës pilot të një studimi në Bolonjë.
Glipostati është një pesticid jo-selektiv, që do të thotë një molekulë që eliminon pa dallim të gjitha barërat e këqija. I futur në treg që prej vitit 1974, sot është pesticidi më i përdorur gjerësisht në botë, ngase është tejët ekonomik dhe i lehtë për t’u përdorur.
Përdoret në formulimin e pesticideve të përdorura në bujqësi, në produkte për kopshtarinë dhe për mirëmbajtjen e gjelbërimit, për të eliminuar barërat e këqija nga rrugët, autostradat, hekurudhat etj.
Hulumtuesit shqyrtuan pasardhësit e minjve që kishin nivele glipostati akumuluar në indet e 1.75 mikrogramëve për kile. Ndryshimi i mikrobiomës është shoqëruar me obezitetin, diabetin dhe problemet imunologjike.
Ekspozimi i nënave ndaj glipostatit gjithashtu mund të ndryshojë nivelin normal të hormoneve seksuale, duke shkaktuar anomali të anatomisë. Gjithashtu vërehet një rritje e ndjeshme e aberacioneve kromozomale në qelizat e palcës së kockave, veçanërisht në fazat e hershme të jetës.