“Elifi” bëhet nënë, zbulohet foto e parë e mirëseardhjes dhe emri i vogëlushit

Aktorja e njohur e serialit “Një pjesë e imja” është bërë nënë për herë të parë. Pasi mediat turke kanë raportuar lajmin se Hatice Sendil dhe Burak Sagyasar ishin në pritje të një fëmije, por edhe pasi vetë aktorja ndau me fansat në rrjetet sociale disa prej fotove zyrtare të shtatzënisë, të gjithë ishin në pritje të ditës së lindjes.

Të martën, aktorja u nis drejt spitalit  në Stamboll për të sjellë në jetë djalin të cilin e ka pagëzuar me emrin Xhan ‘Can’. Lindja ka qenë natyrale dhe dy prindërit e rinj janë të lumtur për këtë satus të ri që sapo ua dhuroi vogëlushi.

 

Share With:
Translate »
1237 Views