Prekëse, vajza e Jakup Krasniqit: Sot 6 muaj, krahëhapur presim përqafimet e lëna në gjysmë

Kanë kaluar tashmë 6 muaj nga dita e arrestimit nga Gjykata Speciale e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Këtë të martë, vajza e Krasniqit, Gresa përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se këto gjashtë muaj po duken si 600 vite.

Ndër të tjera ajo shkruan se janë për këta gjashtë muaj Krasniqit është duke iu mohuar padrejtësisht liria.

Sot bëhen 6 muaj prej atij mëngjesi të frikshëm e të dhimbshëm, të ftoft dhe urryes. 6 muaj e më duken si 600 vjet. Po, 100 vjet duket muaji kur larg e mbrapa grilave të mban padrejtësia dhe ligësia. 6 muaj, ende krahëhapur presim përqafimet e lëna në gjysmë. 6 muaj liri e mohuar pa te drejt”, shkruan Gresa.

Ndërkohë kujtojmë se më 4 nëntor, ish- eprori i lartë i UÇK-së, Jakup Krasniqi me urdhër arrest të Prokurorisë Speciale u dërgua për në Hagë, pas një bastisjeje 10 orëshe në shtëpinë e tij në Prishtinë.e.su.

 

Share With:
Translate »
257 Views