Elita Rudi u përgjigjet të gjithë atyre që e kritikojnë për fotot e shtatzënisë

Moderatorja Elita Rudi vonoi shumë të konfirmonte lajmin se ishte në pritje të ëmbël. Për muaj me rradhë, para dhe pas dasmës madhështore në muajin shtator me reperin Gjiko, ndjekësit e saj në rrjetet sociale, e ‘torturonin’ duke i kërkuar me ngulm të konfirmonte shtatzëninë dhe të mos ishte më e kujdeshme me fotot, pasi të gjithë e dinin se fshihte barkun e rrumbullakosur.

Për fatin tonë të mirë, Elita Rudi u dorëzua dhe gjatë klipit të bashkëshortit të saj, Gjiko me titull “Distanca”, ku edhe ajo luante rolin e protagonistes, zbuloi se ishte shtatzënë. Dita ditës, moderatorja e ëmbël e ekranit ndan fotot gjatë përditshmërisë së saj dhe duket se ndriçon nga nuri i shtatzënisë!

View this post on Instagram

Elita ❤️

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Mirëpo, sërish ndjekësit kanë ankesa! Fillimisht, ankoheshin se poston shumë foto, më pas kapeshin pas takave që ajo mbante veshur dhe lista është shumë e gjatë….

Elita ka vendosur të mos qëndrojë e heshtur përballë kësaj situate, por t’u përgjigjet kritikave përmes një postimi në “Instagram”.

View this post on Instagram

Elita ?

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

“S’ki qysh ju bjen në fije njerëzve se çfarë duan. Përndryshe, jam duke e shijuar çdo moment. Ju falenderoj për krejt komentet, nëpër rrjete sociale, emisione, e portale gjatë kësaj periudhe të mrekullueshme” – shkruan Elita Rudi në foton, ku pozon si “në hall” me njërën nga duart e vendosura në fytyrë.

Gjithsesi, Elita duket kaq e bukur gjatë shtatzënisë, saqë shpresojmë të ndajë me të gjithë fansat e saj momentet gjatë pritjes së ëmbël.

Share With:
Translate »
619 Views