Vajza 6-vjeçare e Beyonce sapo ofroi padashje 19,000 $

Ajo është vajza më e madhe e çiftit të famshëm. Dhe Blue Ivy duket se di një ose dy gjëra në lidhje me botën e artit, ndërsa ajo ofroi një shumë gjatë ankandit në Galanë “Wearable Art”, në Los Anxheles, të shtunën në mbrëmje.

Vajza 6-vjeçare e Beyonce dhe Jay Z po kalonte shumë mirë në rreshtin e parë të shfaqjes, ndërsa tundte një kartë oferte, me anë të së cilës ofroi 19,000 dollarë për një pikturë punuar me akrilik të Sidney Poitier nga artisti Tiffanie Anderson.

“Blue është atje duke ofruar para. Do të japësh 19?”, pyeti drejtuesja e ankandit Star Jones.

Duke mbajtur një kartë oferte, Blue dukej e ngazëllyer, ndërsa prindërit e saj qeshën së bashku me vajzën.

“Nëna dhe babai i saj kanë folur për mënyrën se si të mbledhësh art dhe kjo është një marrëveshje e madhe për afrikanët amerikanë”, tha Jones.

 Është e paqartë nëse Ivy bëri ofertën më të lartë, por dukej shumë e lumtur gjatë procesit.

Beyonce dhe Blu u shfaqën të veshura me fustane ngjyrë të florinjtë.

Share With:
Translate »
750 Views