Elsa e ‘Frozen’, homoseksuale? Filmi i ri trondit rrjetin

Frozen është një ndër filmat vizatimor më të dashur të fëmijëve dhe po ashtu personazhet që janë pjesë e tij. Elsa, personazhi kyresor, padyshim ka një vend të veçantë në memorien e tyre edhe për shkak të këngës që tashmë këndohet nga kushdo që e ka parë filmin.

Ishte viti 2016 kur shumë fansa filluan një fushatë në mediat sociale duke kërkuar që në filmin e ardhshëm t’i jepnin Elsës një të dashur, femër. Ata krijuan një përcaktim #GiveElsaAGirlfriend i cili mori më shumë se 10,000 shpërndarje.

Bashkëregjisori i Frozen Chris Buck nuk e hodhi poshtë idenë. “Ne do të prekim ato çështje që, mendoj, ekzistojnë dhe përballen çdo ditë fëmijët, burrat dhe gratë.” – tha ai në një intervistë për çeshtjen.

Ndërsa bashkëregjisorja tjetër e filmit “Frozen” tha se ata janë duke e diskutuar këtë çështje, – “Kemi shumë diskutime rreth kësaj çështjeje sepse jemi konshientë për këtë gjë.”

Filmi do të dalë në vitin 2019, prandaj, deri atëherë, na duhet të presim për të zbuluar më shumë për Elsën.

Share With:
Translate »
1106 Views