Elvana e ka një arsye të fortë për të mos ikur nga Shqipëria

Gjatë vitit të shkuar u komentua shumë që Elvana ishte zhvendosur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Që shkoi ishte e vërtetë por jo për të jetuar.

Sot ajo ka ndarë një postim të saj të vitit 2013. Ajo shkruante:

“Zgjedh ta ndaj me ju këtë ndjesi time shumë të sinqertë… Ndonjëherë rutina, problemet dhe streset e punëve ditore na bëjnë të lëmë pas dore disa nga gjërat më të shtrenjta që kemi në jetë, duke harruar që nuk jemi të përjetshëm…
Ndaj kur u ktheva në shtëpi, vrapova drejt prindërve të mi dhe me lot në sy nisa t’i puth e përqafoj pa pushim, duke faenderuar Zotin që i kam në jetë… Bekime, mirënjohje dhe përulje atyre që na dhanë JETË!”

Këtë postim të vjetër ajo e ndau me ndjekësit në Instagram duke shkruar: “Çdo ditë”. Dhe me sa na lë të kuptohet, kjo mund të jetë arsyeja më e fortë pse ajo nuk largohet nga Shqipëria. /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
635 Views