Vjen foto e parë e djalit të porsalindur të blogeres dhe këngëtarit italian

Blogerja e njohur Chiara Ferragni dhe këngëtari italian Fedez u munduan ta mbanin të fshehtë dhe larg vëmendjes së medias shtatzëninë. Por kjo deri në muajin e pestë, kur ajo vendosi ta bënte publike përmes një postimi në Instagram.  Më vonë shtatzënia e saj u shoqërua vazhdimisht me postime, foto, dedikime e deri te postimet e kohëve të fundit, duke u përgatitur për mbërritjen e fëmijës.

Blogerja dhe këngëtari u bënë prindër të një djali, i cili erdhi në jetë me një lindje të programuar, në Cedars-Sinai Medical Center, në Los Angeles, në të njëjtin spital ku lindi dhe Beyonce. Ata kanë bërë publik edhe emrin e djalit, të cilin e kanë quajtur Leone.

Chiara është shumë aktive në Instagram dhe i mban ndjekësit e saj të informuar për çdo gjë. Ajo ka treguar se nuk dëshiron të mbajë asgjë të fshehtë dhe poston çdo gjë që e bën të ndihet e lumtur.

Share With:
Translate »
868 Views