Elvana Gjata merr pjesë në baby shower-in e çiftit hollivudian

Producenti i njohur Poo Bear të cilin me publikun shqiptar e prezantoi Elvana Gjata, dhe partnerja e tij priten të bëhen prindër së shpejti, dhe kanë organizuar festën ‘baby shower’, me miqtë më të ngushtë. Pjesë e miqve të afërt të çiftit, ka qenë edhe Elvana Gjata, e cila mesa duket tashmë është bërë pjesë e pandashme e familjes së njohur. Bashkëshortja e muzikantit ka publikuar foto në isntagram, ku mes mikeshave të saj duket edhe këngëtarja shqiptare. Poo Bear është një ndër producentët muzikor më të suksesshëm të Amerikës, pasi ai ka bashkëpunuar me emrat më të njohur të muzikës ndërkombëtare si Justin Bieber, Adele, Jennifer Lopez. Ne jemi shumë të lumtur për Elvanën, sidomos pë bebushin që do t’i shtohet botës sonë.

Share With:
Translate »
980 Views