Rea merr në Bienale dhe Zahon, ja si e mbështet i vogli

Vajza e Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, Rea Xhillari do të jetë pjesë e Bienales “Mediterranea 18″, e cila zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.

Në këtë event të madh kulturor ku marrin pjesë rreth 230 artistë nga Mesdheu, do të jetë pjesë edhe vajza e Linda Ramës.

Ajo prezantohet me instalacionin “Strangely familiar” të ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm kulturor Rea ka marrë me vete edhe vëllanë e vogël Zaho, fotot e së cilit i ka postuar në profilin e saj në Instagram. Duket se Zaho është një fans i madh i motrës pasi në foto shihet duke mbajtur në duar proframin e saj e duke bërë tifo.

Share With:
Translate »
942 Views